Ekspertët komentojnë uljen e normës bazë të interesit
Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur dy herë brenda një muaji normën bazë të interesit shihet me skepticizëm përsa i përket nxitjes ekonomike dhe stimulimit të konsumit. Ekspertët e ekonomisë janë të mendimit se Bankës së Shqipërisë po i shterrojnë instrumentat që ka për stimulin e rritjes ekonomike. Sipas tyre, nevojiten reforma të tjera për të përmirësuar klimën e biznesit
Një nga efektet që pritet të japë ulja e normës bazë të interesit, ekspertët thonë se është rritja e kreditimit në lekë. Kjo është hera e 16 –të që Banka e Shqipërisë ul me nga 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit që nga Shtatori 2011, duke e çuar në 1.25.
Tv Klan