Gruaja gjendet e gjallë nën rrënoja pas 6 ditësh
Një grua është gjetur e gjallë nën rrënojat e një ndërtese, pas 6 ditësh që kishte mbetur e bllokuar. Ngjarja ka ndodhur në Nairobi të Kenias, ku shirat e rrëmbyeshëm kishin shkatërruar edhe ndërtesën.
Ekipet e shpëtimit e kanë nxjerrë të mbijetuarën nga rrënojat dhe e kanë pajisur me oksigjen. 30 persona janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së një ndërtese gjashtëkatëshe, ndërsa 80 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Një fëmijë 6 muajsh gjithashtu është gjetur i gjallë. Foshnja u gjet i palënduar në një lavaman, 4 ditë pas shembjes së ndërtesës./tvklan.al