Video/ Sfida “e çmendur” e policëve
Një mani e re po bën namin në internet. Ajo quhet “running man” (vrapuesi) dhe ka përfshirë në të edhe forcat e policisë në të gjithë botën.
Sfida e cila gjendet me hashtagun #runningmanchallenge konsiston në xhimin e një videoje, ku policët shfaqen duke bërë veprimet të zakonshme. Më pas fillon një hit i viteve ’90, “My Boo” nga Ghost Town DJs dhe të gjithë fillojnë e kërcejnë. Pasi video postohet në rrjetet sociale, realizuesit e saj i hapin sfidë të tjerëve.
Në këtë mani janë përfshirë edhe departamenti i policisë në Zelandën e Re, ato të New York-ut dhe policia skoceze.
Miliona janë klikimet që videot tashmë kanë marrë, ndërsa ato vijojnë të shpërndahen në mënyrë virale në internet./tvklan.al