Sarandë, liroi të burgosurin nga paraburgimi, arrestohet polici
Sarandë, liroi të burgosurin nga paraburgimi, arrestohet polici
Shpërndaje
15:49 28/03/2014Arrestohet një punonjës policie, pasi duke u larguar nga vendi i shërbimit ka lejuar një person të ndaluar, të largohet nga dhoma e paraburgimit në Spitalin e Sarandës. Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësi i policisë Delo Zholi, gjatë shërbimit në ruajtjen e të ndalurit në dhomën e paraburgimit të Spitalit Civil të Sarandës, në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, është larguar nga shërbimi duke i krijuar mundësi të ndaluarit të largohet.