Agjesohen 4 parcela me kanabis në Vlorë


Agjesohen 4 parcela me kanabis në Vlorë

09:37 06/05/2016

Policia ka asgjësuar 4 parcela me rreth 1450 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në fshatin Treblovë të Vlorës. Bimët narkotike u gjetën në vendit të quajtur “Pylli i Moçalit”.

Në brendësi të tij, u konstatuan të mbjella rreth 1200 rrënjë në tokë dhe 250 kubikë në gota plastike. Lartësia e bimëve varionte nga 5 deri në 15 cm.

Policia bën me dije se asgjesimi i tyre u bë me djegie.

Nga informacionet paraprake, rezulton se parcelat e kultivuara me bimë narkotike janë mbjellë në toka pa pronarë, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. /tvklan.al






Të ngjashme