Dhoma Amerikane e Tregtisë ankohet për taksat e reja vendore
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës thjeshtëzim të procedurave për aplikimin e taksave vendore.
Drejtuesve të Bashkisë, perfaqësuesit e saj u shprehen shqetësimin për pagesën disa herë nga bizneset të taksës së arsimit, për çdo NIPT sekondar dhe për pagesën e taksave nga bizneset që nuk janë aktive.
Drejtues të Bashkisë së Tiranës thanë se po marin masa lehtësuese për bizneset. Një ndër to është shtyrja e pagesës së taksave për bizneset e reja në 3 muaj, nga 30 ditë që është.
Paketa e re fiskale e Bashkisë së Tiranës u shoqërua me kundërshti të bizneseve, por Bashkia u tërhoq nga disa prej taksave, pas kërkesave të përfaqesuesve të biznesit dhe tregtarët.
Tv Klan