Shqipëria forcon strukturën audituese


Shqipëria forcon strukturën audituese

19:40 06/05/2016

Shqipëria është bërë pjesë e një projekti europian binjakëzimi, për forcimin e strukturës audituese të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Zyra e auditimit të Polonisë dhe Kroacisë, pritet të zbatojnë këtë projekt, duke dhënë edhe asistencën e tyre.

Mbështetja për këtë institucion vjen në një moment të rëndësishëm, pasi Shqipërisë i duhet të përgatisë një nivel europian auditimi.

Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit:

“Ne jemi të ndërgjegjshëm që misioni ynë është të kontribuojë në mirëqëverisjen e vendit dhe sigurimin e përdorimit të saj më ekonomicitet, efektshmëri dhe eficensë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE. Realizmin e sfidws tonë, brenda sfidës madhore të integrimit europian të Shqipërisë, ne e kemi parë gjithnjë në zbatimin e motos, eksperienca e përbashkët i shërben të gjithëve.”

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë,  Romana Vlahutin theksoi rëndësinë që ka auditim suprem për të kuptuar se ku shkojnë dhe sa vlejnë taksat e qytetarëve.

TV Klan






Të ngjashme