Tirana, 8 javë pa tifozë
Komisioni i Disiplinës nuk kurseu ndëshkimet për dhunën në derbin e kryeqytetit. Tirana do të zhvillojë 8 ndeshje e ardhshme pa tifozë për shkak të probleme me organizimin e ndeshjes, ku u dhunuan edhe zyrtarë të Partizanit.
Drejtori i sportiv i bardhebluve, Devi Muka është përjashtuar për 10 ndeshje, po aq edhe punonjësi i zyrës së shtypit të Partizanit Amarildo Dajlani.
Drejtorit i Përgjithshëm i Tiranës, Sajmir Shehri, i cili nuk duhet të ishte në stadium për shkak se ishte i përjashtuar për 2 vjet, i është shtuar edhe me 1 vit tjetër masa ndëshkimore dhe duhet të paguajë edhe 500 mijë lekë gjobë.
Ndëshkim me 200 mijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve të Partizanit, të cilët dëmtuan ndenjëset e tribunave H1 dhe H2.
Pas ndeshjet pati akuza të ndërsjellta, ndërsa Partizani kërkoi edhe fitore të ndeshjes në tavolinë, një kërkesë që nuk u pranua nga komisioni i disiplinës.
Endrit Sauku, Tv Klan