Tiranë/ Seri vjedhjesh nëpër banesa, arrestohet 29 – vjeçari


Tiranë/ Seri vjedhjesh nëpër banesa, arrestohet 29 – vjeçari

13:34 07/05/2016

Një person është arrestuar nga policia pasi akuzohet për vjedhje. Komisariati Nr.5 në kryeqytet ka arrestuar Petrit Arucin, 29-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet se më datë 03.05.2016, ka vjedhur banesat e shtetasve  A. H. dhe Sh.Sh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesat e shtetasve të mësipërm, si dhe në ngjarje të tjera të ndodhura në zonën e Kamzës.

Sipas policisë sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilësinë e provës materialejanë:

Një trapan.

Tre pompa uji zhytese.

Një monitor Kompjuteri.

Një sharë druri elektrike.

Një gjenerator.

Një matrapik.

Një kuti metalike me çelësa, të llojëve të ndryshme.

Disa rrokelë me tel elektrik me ngjyra të ndryshm.

Policia ka dokumentuar gjithashtu edhe disa vjedhje të tjera të kryera më parë nga Petrit Aruci:

Vjedhje e mbetur në tentative e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më datë 13.01.2015.

Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më datë 24.01.2016.

Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2015.

Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2016.

Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më datë 28.02.2016.

Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më datë 11.04.2016.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”./tvklan.al

 






Të ngjashme