Blushi: Ata që po e shkatërrojnë vendin quhen “Rilindas”
6 muaj pasi pa dritën e botimit, “Kandidati” i tij, Ben Blushi e ka promovuar për lexuesit lezhianë.
Shkrimtari Blushi rrëfen se të shkruarit për realitetin, ç’ka e bën për herë të parë pas një sërë librash historikë, i ka sjellë jo pak kënaqësi.
Por nuk mungon në librin e tij të fundit dhe karakteret e risjellë nga historia, figura që i sollën jo pak dëme interesave të vendit që të ngjashmit e tyre, Blushi i gjen tek Rilindasit e sotëm, siç i quan qeveritar socialistë.
Libri i Blushit i botuar vetëm pak muaj pas zgjedhjeve lokale të 2015 flet për një kandidat për kryebashkiak që vdes pak ditë përpara zgjedhjeve dhe fiton garën për të drejtuar qytetin Basen.
Tv Klan