Një gazsjellës i ri për Ballkanin


Një gazsjellës i ri për Ballkanin

14:13 07/05/2016

Pas fillimit të punës për ndërtimin e gazsjellësit TAP, disa vende të rajonit të Ballkanit po intesifikojnë përpjekjet për një tjetër projekt gazsjellësi, atë të “IAP. Jonian Adriatik Pipeline”.

Ministrat e Energjitikës, së Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë  e Bosnje Hercegovinës, u takuan në Budva të Malit të Zi, ku ranë dakord për krijimin e një njësie të menaxhimit të këtij projekti, ku do të ketë një përfaqësim edhe SOCAR, kompania shtetërore e naftës së Azerbajxhanit, aksionere e TAP.

Sipas Ministrit Gjiknuri, ka interes të disa kompanive të mëdha investitore për IAP -in.

Projekti i gazsjellësit IAP, synon të lidhë sistemin ekzistues të transmetimit të gazit këtyre 4 shteteve, me atë Trans Adriatic (Projekti TAP).

Sipas Studimit të Fizibilitetit, traseja përfundimtare e projektit IAP, ka një gjatësi prej 511 kilometra dhe shpenzimet totale të investimit për zhvillimin e tij, parashikohen në shumën 618 millionë euro.

Tv Klan






Të ngjashme