Nishani nderon “Besëlidhjen Gorare”
Presidenti i vendit Bujar Nishani ka nderuar lëvizjen patriotike “Besëlidhja Gorare”, me medaljen “Kalorësi i Skënderbeut, në 110 vjetorin e themelimit të saj.
Ceremonia e rastit, gjatë të cilës u përurua edhe memoriali në nderim të patriotëve të zonës, u mbajt në fshatin Lozhan.
Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e çmuar të patriotëve dhe nacionalistëve të zonës së Goresë, të cilët me themelimin e nënkomitetit të fshehtë, të quajtur “Besëlidhja Gorare”, në vitin 1906, i paraprinë së bashku me çetat e tjera patriotike, shpalljes së Pavarësisë së vendit.
Kreu i shtetit apeloi që këto sakrifica të bëra ndër shekuj, jo vetëm të mos harrohen nga brezat, por të shërbejnë si shembull frymëzimi, për të kontribuar me gjithçka për prosperitetin e vendit.
Tv Klan