Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 25-vjeçari
Një përleshje me thika mes disa të rinjve në kryeqytet ka përfunduar me një të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pas ish-ekspozitës “Shqipëria sot”, në një lokal bastesh. Gjithçka ka ndodhur në mes të ditës. I plagosur ka mbetur 25-vjeçari A. F.
Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e të rinjve që kanë marrë pjesë në këtë sherr masiv.
Lajmi në përditësim…