Prokuroria nis hetimet për aksidentin ku humbën dyshohet se barrierat u hoqën për 2 karburante
Enkelejda Arapi, Tv Klan
“Mungesa e elementëve të sigurisë në rrugë dhe ndërprerja e barrierave pikërisht në këtë segment është bërë shkak për një aksident tragjik të ndodhur një ditë më parë. Silva Genollari u përplas me automjetin e saj teksa po udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Kavajës, për pasojë dy fëmijët e saj humbën jetën”
Pakujdesia e drejtueses së automjetit ka bërë që makina të devijojë nga rruga. Por ajo çfarë ka çuar në bilancin tragjik të aksidentit është lënia e barrierave anësorë të rrugës të hapura, për t'u shërbyer dy karburanteve. Të shtunën, barriera e metalit i hyri në mes makinës ku udhetonte 24-vjeçarja me 3 fëmijët duke shkaktuar vdekjen e dy të vegjëlve dhe duke lënë të plagosur gruan dhe një fëmijë 1 vjeç. Nisur nga ky fakt, prokuroria e Kavajës ka nisur një hetim kryesisht, pasi dyshon se shkak për humbjen e dy jetëve është bërë mosplotësimi i rrugës me elemente të sigurisë. Pjesë e hetimit do te jetë jo vetëm mospërmbushja e detyrës nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve që ka pergjegjësinë për kontrollin e sigurisë rrugore, por edhe arsyeja e lënies së kësaj pjese pa mbrojtëse, pasi dyshohet se ato nuk janë vënë qëllimisht për të favorizuar karburantet. Siç shihet nga këto pamje, edhe pse punimet kanë përfunduar, barrierat anësore të sigurisë mungojnë. Është kështu pothuajse përgjatë gjithë rrugës, çka e bën qarkullimin të rrezikshëm në një segment të shpejtësisë së lartë, ku nuk lejohet lëvizja me më pak së 60 kilometër në ore.Enkelejda Arapi, Tv Klan
“
Edhe në këtë vend mungojnë barrirat anësore, të cilat që prej fillesës se rrugës nuk janë vendosur. Kjo hapësirë shërben për të komunikuar me rrugën kryesore me atë dytësore, çka në jo pak raste është bërë shkak për akisendete”
Burime nga prokuroria e Kavajës bëjnë me djje se nëse shkaku për t’u lënë i hapur ky shteg, ka qenë lidhja me keto karburante, atëherë nuk është respektuar pasi kodi rrugor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar në 2014 ,e thotë qartë që hyrje-daljet në zonat e shërbimit duhet të kenë korsitë e ngadalësimit duke lejuar ngadalësimin në mënyrë të sigurtë të mjetit që shkëputet nga karrexhata. Shpërdorimi i detyrës me pasojë vdekjen mund të jëtë një nga akuzat që mund te ngreje Prokuroria për drejtuesit e Drejtorisë së Rrugëve që kanë certifikuar punimet dhe kanë përgjegjësinë për sigurinë rrugore. Tv Klan ka ngritur të njëjtin shqetësim edhe për segmentin Kavajë- Rrogozhinë, ku numërohen mbi 40 trafik ndarëse, pasi ende rruga është në ndërtim. Tv Klan