Harapash ose kaçamak


Harapash ose kaçamak

17:55 08/05/2016

Përbërësit:

300 gr miell misri i verdhë

800 gr lëng mishi

1 fixhan çaji me kos

100 gr gjalp

Piper i bardhë

Përgatitja:

Si fillim në një tenxhere hedhim gjalpin, më pas shtojmë miellin e misrit dhe përziejmë vazhdimisht me një lugë druri. E trazojmë deri sa të marrë një ngjyrë të verdhë të erët, më pas shtojmë lëngun e mishit, që e kami bashkuar më parë me kosin. Ulim pak temperaturën dhe vijojmë të trazojmë deri sa të mpikset, e heqim nga zjarri dhe e shërbejmë të ngrohtë duke i shtuar dhe piperin./tvklan.al






Të ngjashme