Video/U merrte para tregtarëve ambulantë, arrestohet polici bashkiak
Një punonjës i Policisë Bashkiake në Shijak është arrestuar në flagrancë, pasi u merrte shuma të ndryshme parash tregtarëve ambulantë dhe i lejonte të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.
Në operacionin e koduar “Ambulanti”, policia e Durrësit ka vënë në pranga Gerti Dedja 35 vjeç, banues në lagjen Shijak.
Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan:
- një sasi parash dhe
- dy telefona celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga nenin 259 të Kodit Penal./tvklan.al