Sallatë pikante


Sallatë pikante

10:26 09/05/2016

Përbërësit:

250 gr sallam pikant

250 domate te vogla

1 qepë

Vaj ulliri

Kripë

Rigon

Përgatitja:

Ndajmë sallamin me feta dhe i heqim lëkurën. Më pas i hedhim një tigan që nuk ngjit, pa i shtuar yndyrë tjetër. Pasi i skuqim për disa minuta i heqim nga zjarri.

Ndajmë domatet e vogla në dy pjesë  dhe i shtrojmë në një tavë me letër kuzhine. Shtojmë sipër qepën e prerë në formë rrethore, i hedhim vaj ulliri dhe rigon.

I vendosim në furrë për rreth 10 minuta në temperaturë 200 gradë. Më pas bashkojmë dhe sallamin dhe i përziejmë me një lugë druri. Sallata shërbehet e vakët në tryezë./tvklan.al

 






Të ngjashme