I pa sigurt mbikalimi i Unazës së Madhe në afërsi të Saukut
9 muaj më parë një automjet humbi kontrrollin gjatë lëvizjes në mbikalimin e Unazës së Madhe në afërsi të rreth rrotullimit të Saukut. Mungesa e barierave mbrojtëse bëri që automjeti të flututojë nga një lartësi mbi 5 metra dhe për pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën.
Barrierat mbrojtëse mungojnë edhe sot, duke e bërë këtë rrugë të pasigurt.
Që prej fillimit të mbikalimit deri në përfundim të tij rruga është thuajse 500 metra dhe vetëm në afro 30 metra në mes të kësaj distance janë vendosur barriere mbrojtëse.
TV Klan