“Panama Papers” publikohen emrat e disa kompanive të tjera nga Shqipëria
Dokumenta të zyrës ligjore panameze “Mossack Fonseca”, që ishte në themel të skandalit financiar më të madh të të gjitha kohërave, “Panama Papers”, u publikuan këtë të hënë në adresën e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, ICIJ.
Më shumë se 200 mijë dokumenta u bënë publike në faqen e internetit
“offshoreleaks.icij.org”,
ku tregohet në mënyrë të detajuar veprimtaria e firmave apo klientëve të ndryshëm të përfshirë në mega-skandalin “Panama Papers”.
Nëse kërkojmë me fjalën kyçe “Shqipëria” në këtë faqe interneti, shfaqen 2 klientë dhe 5 subjekte offshore.
4 prej tyre janë kompani të krujuara në viti 2000 dhe 2003 dhe që janë ende aktive. Ndërsa e pesta është konsideruar nga analistët si një llogari në offshore, që mund të përdoret nga një klientë apo një oficer kompanie.
Të gjitha këto kompani që kanë lidhje me Shqipërinë janë të regjistruara në Virgin Islands. Nuk jepen më shumë detaje mbi akitivitetin e këtyre kompanive në Shqipëri.
Menjëherë pas shpërthimit të skandalit, në fillimi të muajit Prill, doli në dritë nga mediat izraelite emri i kompanisë GFI Albania, e cila merrej me markimit e karburantit në vendin tonë, si edhe emri i biznesmenit Ismail Mulleti.
Dokumetat e “Mossack Fonseca”, u publikuan nga një burim anonim i quajtur thjesht “John Doe”.
Tv Klan