Nis ndërtimi i këndit të lojërave në Njësinë 3


Nis ndërtimi i këndit të lojërave në Njësinë 3

15:04 10/05/2016

Fëmijët e bllokut të pallateve në rrugën “Sitki Çiço” në Tiranë do të ketë brenda verës një hapësirë ku mund të luajnë dhe të argëtohen. Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për ndërtimin e këndit të lojërave në zonën përballë maternitetit të ri, i dyti pas atij në rrugën “Mine Peza”.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës:

“Ashtu siç kemi premtuar, teksa presim 1 Qershorin për të hapur këndin e lodrave te Parku i Liqenit, kemi nisur punën te ‘Mine Peza’ dhe ky është sheshi i dytë nga 12 të tilla që do të kemi në të gjitha njësitë urbane të Tiranës. Deri në verë do të kemi përfunduar këndet e para te ‘Mine Peza’ dhe te Materniteti i Ri, e deri në fund të vitit do të kemi mbaruar të 12 sheshet që jemi zotuar të bëjmë”,

Ai i bëri thirrje të gjitha bizneseve që kanë mundësi të kontribuojnë për ndërtimin e këndeve dhe lulishteve në lagjet e Tiranës. Po ashtu  kryebashkiaku ftoi të rinjtë të festojnë 1 Qershorin në këndin e lojrave tek liqeni, ku dhe do të shohin se nuk janë prerë pemët.

TV Klan






Të ngjashme