Zbulohen mbi 100 planete si Toka
Teleskopi Kepler i Agjencisë Hapësinore Amerikane, Nasa, ka zbuluar më shumë se 100 planete me madhësi të ngjashme me Tokën, që rrotullohen rreth yjeve aliene.
Kepler ka detektuar gjithashtu 9 planete të vegjël, në të ashtuquajturat zona të banueshme, ku kushtet janë të përshtatshme për ujë të lëngshëm dhe potencialisht, edhe jetë. Zbulimet janë pjesë e një katalogu prej 1,284 planeteve të reja të detektuara nga Kepler. Nasa tha se ky është njoftimi më i madh sa i përket zbulimit të eksoplaneteve (planete jashtë sistemit tonë diellor). Shkencëtarët e hapësirës të Agjencisë amerikane folën për gjetjet e tyre të fundit gjatë një telekonference të mbajtur gjatë ditës së sotme. Sipas tyre, të dhënat e mbledhura deri më tani, sugjerojnë se mund të ketë më shumë se 10 miliardë planete potencialisht të banueshme në Rrugën e Qumështit./tvklan.al