Gjykata holandeze lë Frrokun në “arrest me burg”


Gjykata holandeze lë Frrokun në “arrest me burg”

23:30 10/05/2016

Një gjykatë në Amsterdam ka vendosur sot të lerë në “arrest me burg” Arben Frrokun, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj.

Ai kërkoi lirimin, por deri në marrjen e një vendimi do të qëndrojë në qeli.

Një zëdhënës i Prokurorisë së Amsterdamit tha se autoritetet holandeze janë në pritje të një kërkesë për ekstradim nga Shqipëria.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se e ka nisur kërkesën për ekstradim të Frrokut në Shqipëri.

Tv Klan






Të ngjashme