
“Keli”, pseudonimi i Klemend Balilit
Gazeta “Kathimerini” ka zbardhur të tjera detaje mbi dosjen e organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës, ku rezulton i përfshirë Drejtori i shkarkuar, i Transportit Rrugor të Sarandës, Klemend Balili. 44 - vjeçari njihej me pseudonimin "Keli" dhe ndaj tij, sipas gazetës, është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.
Nga përgjimet ka rezultuar se, dy muaj më parë, në Mars të këtij viti, Klemend Balili ka përdorur ndikimin e tij për të kaluar pa kontroll në doganë një kamion me ngarkesë të madhe droge, që ishte nisur nga Shqipëria drejt një vendi të Europës Lindore. Po ashtu përgjimet faktojnë se Balili kishte përgjegjësinë e transportit të kanabisit nga Shqipëria drejt ishujve të Greqisë dhe Europës Lindore. Madje pak ditë para se të kapej ngarkesa me 700 kilogramë kanabis, në ishullin e Zakynthos, Balili mësohet se kishte dërguar dy persona në Greqi për të marrë me qera një banesë në ishullin e Lefkadës, ku do të fshihej një pjesë e drogës. Në dëshminë e oficerit të Prokurorisë greke, të pasqyruar nga gazeta "Kathimerini", nënvizohet se rolin udhëheqës në organizatën kriminale e kishte një 50 - vjeçar shqiptar i quajtur Dhimitër P, rezident në Belgjikë. Ai përdorte pseudonimin "Valter" dhe sipas gazetës, posedon shtëpi në Tiranë dhe Athinë. Në bankat greke iu gjetën depozita (366.000 euro), në Shqipëri (460,000 euro) dhe në Belgjikë (100.000 euro). 09:11 Del emri tjetër i shqiptarit në organizatën kriminale, urdhra nga Belgjika Të tjera detaje, emra të rinj janë publikuar nga mediat greke, pas shkatërrimit të një grupi që ishte ndër më të mëdhenjtë, në trafikun e drogës në Evropë. Gazeta greke “Kathimerini” është ajo që ka publikuar të dhëna të tjera sa i përket bandës kriminale të drogës që drejtohet nga shqiptari “Baron i Ballkanit”. Sipas hetimeve edhe në Belgjikë, në dokumentet zyrtare të autoriteteve të huaja përmendet si kreu i organizatës Klemend B., i cili përdor pseudonimin “Kelly”. Një rol të rëndësishëm ka edhe një tjetër shqiptar që jeton në Belgjikë. Ai është 50-vjeçari Dhimitër P., i cili ka banesë në Tiranë dhe Athinë si dhe ka depozita bankare 366 mijë Euro në bankat greke, 460 mijë Euro në Shqipëri dhe 100 mijë Euro në Belgjikë. Ai njihet me pseudonimin “Walter”. Gazeta greke “Kathimerini” vazhdon t’i qëndrojë faktit se 44-vjeçari nga Saranda është kreu i organizatës kriminale dhe ndaj të cilit është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Një ditë më parë është publikuar edhe dokumenti i policisë greke ku kërkohet arrestimi i zyrtarit nga Saranda. Po ashtu kanë dalë edhe dy emrat e tjerë të trafikantëve shqiptarë. Ata janë: Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj.