Foto/Përdhunohet për gjithë natën në një barake vajza shqiptare


Foto/Përdhunohet për gjithë natën në një barake vajza shqiptare

13:14 12/05/2016

E rrëmbyen dhe e përdhunuan gjatë gjithë natës në një barake në Prenestina, një në provincë pranë të Romës. Viktima e këtij sulmi të tmerrshëm është një 26-vjeçare shqiptare, vajza e një ish-profesori në Shqipëri, Vladimi Kosturi.

Autorë janë dy të rinj rom dhe sipas mediave italiane njëri prej tyre është ndaluar nga karabinierët, por vijojnë hetimet për ndalimin e bashkëpunëtorit të tij.

E reja ka treguar se gjendej pak metra larg nga shtëpia, kur dy burra e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë marrë me forcë për ta mbyllur në një barake, duke e përdhunuar për të gjithë natën.

Në mëngjes, vajza ka përfituar nga gjendja e dehur dhe e përgjumur e agresorëve dhe ka arritur të ikë me vrap, ku më pas i ka kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe më pas ka shkuar në polici.

vladimir kosturi

I ati i saj, ka shkruar një letër prindërve dhe qytetarëve të lagjes, ku i ka treguar dhunën që ka pësuar e bija dhe duke i ftuar të gjithë për të marrë pjesë në një manifestim në datën 16 Maj, për të dhënë alarmin e për sigurinë e fëmijëve.

letra

"Së bashku mund të ndalojmë kriminelët që na terrorizojnë çdo ditë, së bashku mund të fitojmë degradimin e lagjes sonë ", ka shkruar ai./tvklan.al

 





Të ngjashme