Kakavijë-Gjirokastër/ Policia kufitare ndalon 22 klandestinë
22 klandestinë janë ndaluar ditën e sotme nga Policia Kufitare e Kakavijës.
Klandestinët janë evidentuar poshtë fshatit “Glinë”, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë në Shqipëri dhe po lëviznin në drejtimin të Gjirokastrës.
Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin dhe shoqërimin e tyre për në zyrat e Policisë Kufitare Kakavijë , ku më pas u intervistuan.
Nga intervistimi rezultoi se nga këta 22 persona , 11 persona ishin nga Kongo, 3 persona nga Siria, 3 nga Kameruni, 1 person nga Ruanda, 1 person nga Mali, 2 persona nga Maroku dhe 1 person nga Afrika Qëndrore. Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania./tvklan.al