Skandali seksual, shkarkohet dhe hetohet në gjendje të lirë Kryebashkiaku i Dibrës


Skandali seksual, shkarkohet dhe hetohet në gjendje të lirë Kryebashkiaku i Dibrës

15:15 13/05/2016

Shukri Xhelili, kryetari i Bashkisë së Dibrës është marrë në pyetje nga policia pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune për një 20-vjeçare .

Por pas deklarimit të dhënë para prokurorëve është vendosur që ai të hetohet në gjendje të lirë për tre akuza: shpërdorim detyre, marrëdhenie seksuale duke shfrytëzuar detyrën e mbetur në tentative dhe korrupsion pasiv.

Shukri Xhelili u shoqërua menjëherë pasi Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit Rama, e shkarkoi nga detyra për shkelje të rënda.

Ai mësohet të këtë thënë se ka rënë pre e një kurthi. Në pyetje është marrë dhe vajza me inicialet A.A, e cila ka kryer filmimin. Ajo ka deklaruar se i janë kërkuar nga kryebashkiaku favore seksuale pas emërimit në detyrë.

vendimii

Xhelili u zgjodh në krye të Bashkisë së Dibrës në Qershor të 2015 si kandidat i Partisë Socialiste, duke zëvendësuar Ilir Krosin e Partisë Demokratike, i cili drejtonte Bashkinë prej 3 mandatesh.

Në videon e bërë publike nga televizioni “Ora News”, Xhelili shfaqet në zyrën e tij duke firmosur kontratën e punës për 20 –vjeçaren.

Pjesa tjetër e filmimeve janë bërë në makinën e tij dhe në një hotel në Tiranë ku Kryebashkiaku e kishte sjellë të renë për “të marrë shpërblimin” për vendin e punës që i kishte dhënë.

Shkarkimi nga Këshilli i Ministrave i hap rrugën thirrjes se zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Dibrës. Ligji për pushtetin vendor parashikon dhe afate apelimi për të shkarkuarin, pas 15 ditësh nëse kryebashkiaku nuk e shfrytëzon këtë të drejtë ligjore Presidenti i Republikës jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit nxjerr dekretin per daten e zhvillimit te zgjedhjeve te reja.

Tv Klan





Të ngjashme