Qyteti ku ndalohen reklamat e vajzave me rrobabanjo
Qyteti i Trondheim në Norvegji ka ndaluar shfaqjen në publik të reklamave që tregojnë trupat e modeleve dhe modelëve të veshur me rroba plazhi.
Arsyeja sipas përfaqësuëseve lokalë është se, këto foto nuk japin një imazh të vërtetë të realitetit.
Kështu ditën e martë, Këshilli Komunal i këtij qyteti ka vendosur për heqjen e të gjithë billboardeve dhe postera, që mund të çojnë të rinj të probleme në lidhje me trupin e tyre.
Një ndër nga aktivistët e kësaj fushate publike është shprehur se ata janë ndjerë shumë të lumtur që komuniteti vendas po e përkrah këtë iniciativën për të dëbuar nga vendet publike, shfaqjen e imazheve që ndikojnë për keq në mënyrën se si e shohin veten të rinjtë./tvklan.al