Rama: Rrugë për të lidhur Shkodrën me Plavën e Gucinë
Rama: Rrugë për të lidhur Shkodrën me Plavën e Gucinë
Shpërndaje
15:34 30/03/2014Qeveria ka një plan për të lidhur Shkodrën me Plavën e Gucinë me një rrugë të re. Duket se gjithçka është e mirëmenduar, teksa kryeministri Rama tha se projekti do të zbatohet në bashkëpunim me Malin e Zi.Por në konkursin për restaurimin e godinës së fototekës Marubi, kryeministri tha se Shqipëria do të kishte përfituar me shumë nëse do të kishte ndërtuar më pak rrugë dhe do të kishte shpëtuar më shumë thesare, si ky i Marubit. Gjatë prezantimit të 5 projekteve Rama lajmëroi se arkivi i Marubit do të dixhitalizohet. Kryeministri Rama shprehu besimin se restaurimi i godinës do të jetë edhe një mundësi për rritjen ekonomike të qytetit.Krahas rikonstriksionit të fototekës, qeveria po mendon edhe për rivlerësimin e kalasë së Shkodrës në vazhdën e regjistrimit të të gjitha aseteve historike e kulturore të vendit. Fitues i konkursit u shpall studioja holandeze, Casanova+Hernandez.