Moti për sot, mos e hiqni çadrën nga çanta
Deri në mesditë, vendi ynë nesër do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët e lokale.
Më të dukshme në zonat veriore dhe veriperëndimore të vendit. Herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.
Pjesa e dytë ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë ultësirën perëndimore ndërsa në zonat veriore dhe veriperëndimore do të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, por vlerat maksimale do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 2 – 3 ballë./tvklan.al