Video/1944 fiton Eurovision!


Video/1944 fiton Eurovision!

09:10 15/05/2016

Të huajt po vijnë për “t’ju vrarë të gjithëve”

, është një pjesë nga teksti i këngës fituese të këtij edicioni të festivalit europian të muzikës “Eurovision”.

Një fabul e cila i referohet deportimit të tatarëve nga Krimeja gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me titullin 1944, këngëtarja ukrainase Jamala, gjithashtu tatare, është shpallur kështu fituese e Eurovision.

Një këngë e mbushur me nocion politik që nuk kaloi pa u kritikuar nga Rusia.

32 – vjeçarja triumfoi përballë dy konkurentëve më të fortë, Australisë dhe Rusisë.

Këtë vit, vendi ynë u përfaqësua me këngën “Përrallë”, nga Eneda Tarifa, por që nuk mundi të kalonte në finale./tvklan.al






Të ngjashme