Video/Sëmundja misterioze i shkatërron jetën 23-vjeçares
Shëndeti i kësaj vajze të re dita-ditës po përkeqësohet. Nëna e saj ka shpërndarë një video në internet ku tregon momentet e fundit të së bijës e cila vuan nga një sëmundje ende pa emër që po i shkatërron jetën.
Kirsty, 23 – vjeçe u pickua para 11 vitesh, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe nga një insekt në kopështin e saj dhe që prej asaj dite shëndeti i vajzës ka ardhur gjithnjë duke u përkeqësuar. Nëna e saj, Theresa pohon se e bija që nga ajo kohë ka patur vazhdimisht dhimbje kronike. Por vetëm muajin e fundit ajo ka qenë katër herë në spital për shkak të gjendjes së rënduar. Theresa e cila lutet çdo ditë për të bijën ka frikë se koha e saj po mbaron.“Ajo nuk mund të marrë ilaçe pasi ka shumë të vjella, ajo është e lodhur, ajo është e dobët, do të vdesë”
- thotë ajo. Mjekët nuk kanë arritur të diagnostikojnë sëmundjen e saj. Për 7 vite ata kanë thënë se ajo kishte sëmundjen Lupus, por më pas kjo u hodh poshtë nga një mjek në spitalin Guy si dhe testet të cilat rezultuan negative. Kështu që familja e saj po përpiqet të gjejë teste alternative për të diagnostikuar sëmundjen e saj. Ata besojnë se një trajtim në qendër të Floridas, SHBA, e quajtur Wellness Sponaugle mund të jetë përgjigjia e vetme. Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, nëna e 23 -vjeçares ka thënë:"Unë me të vërtetë ndihem sikur koha po mbaron. Faleminderit të gjithëve për atë që keni bërë.”
/tvklan.al