Video/Një Spider-Man i vërtetë, ngjitet në ndërtesën 3 katëshe për 20 sekonda
Një video e pabesueshme është kthyer në hit në internet. Një burrë arab i paidentifikuar është filmuar teksa ka ngjitur një ndërtesë 3 katëshe për 20 sekonda.
Ai shfaqet në video me veshjen tradicionale arabe të bardhë dhe me një shami në kokë. Video e postuar në rrjetet sociale ka sjellë shumë komente të ndryshme nga ata të cilët e kanë klikuar. Njëri nga komentuesit, shkruan:“ Ky është spiderman i Gjirit”
ndërsa një tjetër:"Ky person do të ishte një hajdut mjaft i aftë nëse aftësitë e tij do t’i përdorte për të vjedhur”
./tvklan.al