Rrëzohet pisha 100 vjeçare para Onkologjikut
Rrëzimi i kësaj peme në mjediset e brendshme të Qendrës Spitalore Universitare, pikërisht përpara spitalit Onkologjik, ka dëmtuar lehtë dy kalimtarë, ndërsa ka prishur 4 automjete, të cilat gjendeshin të parkuara. Sipas burimeve në ndërmarrjen numër 1 të punëtorëve në Bashkinë e Tiranës, pema e llojit pishë ishte afro 100 vjeçare dhe shkak i rrëzimit të saj është bërë kalbëzimi i rrënjëve.
Disa dëshmitarë që janë gjendur aty në momentin e rrëzimit të pemës, thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, pak minuta pasi ka pushuar rrebeshi i shiut.
Për fat të mirë, dy prej të dëmtuarve kanë patur dëmtime të lehta në kokë dhe kanë ikur vetë për mjekim në spital.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së rendit dhe ato bashkiake. Ishin punonjësit e ndërmarrjes numër 1 të bashkisë ata që kanë ndërhyrë për të nxjerrë automjetet që i kishte zënë poshtë pema dhe një shtyllë ndriçimi që ishte rrëzuar.
Tv Klan