“Schumacher është i fortë, ai mund t’ia dalë!”
Trendet shkojnë e vijnë, por hashtagu
“vazhdo të luftosh Michael
” mbetet një lutje e përditshme në mediat sociale.
U bënë më shumë se dy vite që prej dëmtimit në kokë nga aksidenti në ski të yllit të Formula 1, Michael Schumacher, por fansat mbeten ende shpresë plotë se heroi i tyre do të shërohet.
Këtë ndjenjë e ndan edhe ish – bosi i Ferrarit, Luca di Montezemolo, që për CNN tha se, 7 herë kampioni i botës po shfaq shenja pozitive.
“Jam shumë i kënaqur që po reagon”
, tha ai, ndonëse nuk shpjegoi se çfarë nënkuptonte me “reagim”.
Schumacher vijon të marrë kujdes të specializuar në shtëpinë e tij në Zvicër, por familja e tij është tepër e rezervuar sa i përket informacioneve për shëndetin e yllit të Formula 1.
Di Montezemolo, i cili në Shkurt i përshkruajti lajmet rreth shëndetit të Schumacher si “jo të mira”, sipas CNN, shpreson tek forca mendore e ish – pilotit.
Sipas tij, pikërisht kjo do të bëjë që ai të rikuperohet dhe ta bëjë të fitojë betejën e tij më të madhe.
“E di sa i fortë është dhe jam i sigurt që falë vendosmërisë së tij, që do të jetë vendimtare, ai do të arrijë të dalë nga kjo situatë tepër e vështirë…. dhe këtë e shpresoj me gjithë zemër”,
tha Di Montezemolo për CNN./tvklan.al