Zhduket në mënyrë të mistershme këngëtarja Sinead O’Connor
Ka shkaktuar shumë frikë lajmi për zhdukjen për thuajse 24 orë i këngëtares Sinead O’Connor.
Artistja është gjetur në Chicago shëndoshë e mirë nga policia, ndërsa frika më e madhe ishte se mos kishte kryer ndonjë gjest ekstrem.
Forcat e rendit kishin nisur kërkimet pasi këngëtarja irlandeze nuk ishte kthyer nga një xhiro me biçikletë, në lagjen periferike të Willmette dhe dyshimet e para kanë qenë për një mundësi vetëvrasje.
Sipas faqes TMZ, mesazhi i shpërndarë skuadrave të angazhuara në kërkim ishte për një “vetëvrasje të mundshme”.
Në orët e mbrëmjes së të hënës, zëdhënësi i saj Eric Peterson, ka konfimuar se ylli i rroku ishte gjetur shëndoshë e mirë.
Këngëtarja kishte dalë shëtitje mëngjesin e të dielës, me një biçikletë dhe nuk ishte kthyer. Të afërmit e saj kishin lajmëruar policinë.
Misterin e ka shtuar dhe një mesazh në Facebook, ku ajo shkruante se nuk e dinte ku gjendej, status që u fshi më pas nga profili i saj.
Nëntorin e kaluar, Sinead O’ Connor, iu nënshtrua një trajtimi mjekësor pasi i la familjes një letër dhe tentati vetëvrasjen./tvklan.al