Rama jep çertifikata për tokën bujqësore
Me të njëjtin format të përdorur për legalizimet falas, kryeministri ka shpërndarë çertifikata pronësie për tokën bujqësore për banorët e Bradasheshit.
Pasjisjen me këtë dokument pronësie për fermerët, kryeministri e cilëson një premtim të mbajtur, ndërsa i’u shpjegon përfituesve dhe procedurat e thjeshtuara që ka parashikuar qeveria për këtë proces.
Kryeministri ceremonitë e shpërndarjes së çertifikatave të pronësisë i shfrytëzon për të shkëmbyer batuta me përfituesit e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë dhe në Bradashesh, ku nuk ka kursyer thumbimet si me mbështetesit e të djathtës ashtu dhe aleatit të tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim.
I shoqëruar nga kryebashkiaku Sejdini, kryeministri ka inspektuar dhe dy investime të qeverisë në këtë zonë, atë rivitalizimine parkut “Aqif Pasha”, si dhe projektin e rigjenerimit të kanaleve ujitëse dhe kullimit.
Tv Klan