
Ndërpritet shfaqja në “Skampa”
Shfaqja “Ata hynë pa trokitur” shkaktoi revoltë te spektatori elbasanas në teatrin ‘Skampa”. Komunizimi është gjallë, ishin thirrjet nga fundi i sallës.
Qëllimi i shfaqjes me regji të Armand Borës dhe nën interpretimin e Alfred Trebickës dhe Rozi Kostanit, mbështetur nga OSBE, rrëfen mbi pasojat e diktaturës. Pavarësisht mesazhit, të pranishmit e përkthyen në hipokrizi.
Aktori Alfred Trebicka u përpoq që të qetësonte publikun e revoltuar duke u kërkuar të mos ngatërrojnë një shfaqje teatrore me politikën.
Më herët, Ambasadori i OSBE, Florian Rauning kishte deklaruar qëllimi i kësaj pjese është që shqiptarët të fillojnë të diskutojnë për të kaluarën. Kundërshtimin në sallë e quajti mision të kryer.
Kjo ishte hera e parë që vepra “Ata hynë pa trokitur” shkaktoi revoltë te publiku, pasi ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë.
Tv Klan