Hetimet për pajisjen e përgjimit, Çipa jep shpjegime në Prokurori
Për thuajse një orë e 30 minuta, zv.Drejtor i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa dha shpjegime në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me pajisjen e përgjimit, që disponon policia shqiptare.
Përpara prokurores Anisa Qilimi, Çipa ka dhënë sqarime për rrethanat në të cilat është marrë pajisja e përgjimit dhe mënyrën e përdorimit të saj nga policia.
Në ditët në vazhdim pritet që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako të japë shpjegime në prokurori.
Organi i akuzës ka kërkuar nga policia pajisjen e përgjimit, por sipas uniformave blu ajo i përket Interforcës italiane.
Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm tha se bëhet fjalë për një pajisje që vetëm lokalizon numrat e telefonit dhe nuk përgjon bisedat apo mesazhet në celular.
Tv Klan