Kreu i opozitës reagon për përgjimet
Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një hetim i paanshëm nga Prokuroria, në lidhje me ekzistencën e një pajisjes së përgjimit do të jetë i mundur vetëm pas largimit nga detyra të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe krerëve të lartë të Policisë së Shtetit.
Këtë deklaratë Basha e bëri pas mbledhjes së grupit demokrat, ku theksoi se çdo pengesë në zbardhjen e të vërtetës implikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama.
Tv Klan