Gjykata lë në burg Shukri Xhelilin


Gjykata lë në burg Shukri Xhelilin

16:07 18/05/2016

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili është njohur me masën e tij të sigurisë “Arrest me burg” marrë në mungesë nga togat e zeza, dy ditë më parë.

Në seancën e vlerësimit Gjykata për Krimet e Rënda nuk është ndryshuar masa,duke e lënë në burg ish-qytetarin e parë të Dibrës.

Xhelili akuzohet për korrupsion pasiv, pasi i ka kërkuar favore seksuale 20 vjeçares me iniciale A. A në këmbim të emërimit të saj në një nga strukturat në varësi të bashkisë.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit sqaroi në përfundim të seancës se arrestimi ishte i padrejtë. Ndërsa e këshillon kilentin e tij të ankimojë në Kushtetuese vendimin e shkarkimit nga detyra.

Pritet që në ditët në vijim Prokuroria për Krimet e rënda të marrë në pyetja vajzën e cila ka dhënë dëshmitë e saj në policinë e Dibrës. Gjithashtu sqarime do të japë edhe Shukri Xhelili, i cili në deklarimet e para e ka cilësuar ngjarjen si shantazh politk.

Tv Klan






Të ngjashme