Kompesohen fermerët e përmbytur të Novoselës


Kompesohen fermerët e përmbytur të Novoselës

16:25 18/05/2016

Një vit pasi u dëmtuan nga përmbytjet, fermerët e Novoselës janë dëmshpërbyer financiarisht.

Me një fond të Bashkimit Europian prej 6.1 milionë eurosh, të dhëna në formën e një grandi, është bërë i mundur kompesimi, por dhe investimi në insfrastrukturën e rrjetit të kanalizimeve për të evituar situata të ngjashme në këtë zonë, e cila preket shpesh nga përmbytjet.

Kryeministri dhe Ambasadorja e Bashkimit Europian kanë shpërndarë çeqet për fermerët përfitues, çka për Ramën është e para herë që ndodh për këtë kategori.

Kontributi i buxhetit të shtetit për kompesimin e fermerëve të kësaj zone është 70 milionë euro.

Tv Klan






Të ngjashme