
Aksioni kundër kanabisit, policia asgjëson 2650 bimë narkotike
Në kundër të masave të Drejtorisë së Policisë Shtetit për identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, janë asgjësuar ditën e sotme rreth 2650 rrënjë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Policia e Elbasanit ka zbuluar në zonë pyjore (tokë shteti), 1050 bimë narkotike, me lartësi 2-4 cm, të vendosura në kubikë.Bimët janë gjetur në pyllin e fshatit Staf, njësia Administrative Funar.
Uniformat blu të Elbasanit kanë bërë asgjësimin e tyre dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve
Ndërkohë që policia e Lezhës, ka zbuluar në një tjetër zonë të pyllëzuar mbi fshatin Zimaj të Komunes Ungrej, rreth 1600 bimë narkotike cannabis sattiva, nga të cila, 850 rrënjë ishin të mbjellura nëpër gropa dhe 750 rrënjë ishin të mbjellura në dy sera të mbuluara me plasmas.
Sipas policisë, në afërsi të serave ishte ndërtuar dhe përshtatur një stan ku brenda tij u gjetën sende ushqimore dhe vegla pune që përdoreshin për kultivimin.
Pas sekuestrimit të provave materiale policia e Lezhës, ka asgjësuar bimët narkotike me anë të djegies dhe po punohet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre./tvklan.al