Shqipëria vendos spiunin Komunist në “shfaqje”
Nesti Vako ka qenë një personazh mjaft i rëndësishëm në kohën e diktaturës shqiptare. Ai ishte ndoshta inxhinieri më i rëndësishëm nën urdhrat e ish- diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Kjo për shkak edhe të karrierës së tij prej 25 vitesh si kreu i mbikëqyrjes në policinë sekrete të Sigurimit.
Për shumë shqiptarë të asaj kohë, Sigurimi do të thoshte torturë, ekzekutim dhe burgosje. Ashtu si ai edhe selia e sigurimit në Tirane ishte e vjetër, me tulla te kuqe dhe dritaret kishin korniza gëlqerore. Nesti Vako më ofroi një turne në shtëpinë, tashmë të braktisur e cila së shpejti do të shndërrohet në një muze. Disa ekspozita janë tashmë aty si makina regjistrimi gjermane, tablo të ndryshme si dhe valixhe me kamera të fshehura. “Sistemi i çmendur” Unë nuk mund të krijoja një simpati për Zotin Vako pavarësisht Cv-së së tij. Ai bisedoi me mua për rolin e tij, për mbrojtjen e njerëzve nga kryengritësit dhe terroristët. Unë i thashë atij se mbase njerëzit kishin nevojë të mbroheshin nga vetë “Sigurimi” . Por ai u shpreh se Sigurimi kishte rol në mbikëqyrjen dhe përgjimin e dikujt të demshëm për vendin, dhe se aty nuk kishte asgjë të jashtëligjshme. Ai shtoi gjithashtu se komunistët kanë bërë edhe gabime. Një tjetër ish-polic i sigurimit , Adrian Pepaj tha: “ Ne bëmë të mundur ndaljen e sabotimit të shkatërrimit të objekteve dhe marrjes së jetës”. Nën regjimin e Enver Hoxhës, vendi ka vuajtur për dekada me radhë nga izolimi, dhe vazhdon të mos vizitohet shumë nga të huajt. Ndërsa Diktatura e Enver Hoxhes mori fund, vendi ka filluar të tërheqë turistë. Shtëpia e tij e shkatërruar në qendër të Tiranës, do të kthehet ne nje muze. Ju tashmë mund të vizitoni bunkerin bërthamor personal Hoxhës në periferi, një shpellë të madhe nëntokësore. Ambasadori Gjerman në Shqipërim Hellmut Hoffmann, ka quajtur financimin e relikeve të vjetra të bunkerëve si një fillim të mbarë./tvklan.al
Burimi: BBC