Foto/Kontrabandë me naftë, dy të arrestuar
Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen për kontrabandë me naftën.
Policia e Durrësit përmes operacionit të koduar “Roja”, ka arrestuar Asqeri Zeqo 65 vjeç, roje pranë një firme private në Shkozet, si dhe Indrit Tafa 45 vjeç, pronar i një gomisterie, të dy banues në Durrës. Arrestimi i tyre ka ardhur pas hetimit dhe verifikimit të veprimtarisë së tyre kriminale, ku u konstatua se për një periudhë kohe, Asqeri Zeqo, ka vjedhur lëndë djegëse (naftë), në mjetet e firmës ku punonte dhe më pas e shiste me një çmim më të ulët, në një gomisteri, pronar i së cilës ishte Indrit Tafa. Në cilësinë e provave materiale atyre i’u gjetën dhe i’u sekuestruan: Një sasi e konsiderueshme lënde djegëse(naftë); një automjet tip Golf me targa DR 9286 C, në pronësi të Indrit Tafës; 2 telefona celularë dhe para. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën"dhe” përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale.”/tvklan.al