Kundërshtoi policët e rrugores, arrestohet faturinoja i autobusit


Kundërshtoi policët e rrugores, arrestohet faturinoja i autobusit

12:07 19/05/2016

Një i ri është ndaluar nga policia  e Tiranës pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë rrugore. 19-vjeçari Albert Zyberaj ka kundërshtuar efektivët e rrugores, të cilët e ndaluan në Yrshek.

Autobusi i “ Mercedes Benz” është ndaluar pasi kishte pasagjerë mbi normat e lejuara. Pas kësaj Zyberaj ka dalë nga autobusi dhe është prezantuar si faturino dhe pronar i mjetit. Ai ka kundërshtuar gjobën e vendosur nga policët e rogores, ndërsa më pas është arrestuar për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

/tvklan.al






Të ngjashme