Dekriminalizimi, PD akuzon KQZ-në


Dekriminalizimi, PD akuzon KQZ-në

15:02 19/05/2016

Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shkelur Ligjin për Dekriminalizimin, duke mos publikuar formularët e vetëdeklarimit në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka tha se moszbatimi i vendimit të Kuvendit po bëhet nga pjesa e kapur në KQZ, që sipas numrit dy në selinë blu, i shërben interesave kriminale të kreut të qeverisë.

“19 Maji ishte afati për publikimin. Skadon afati për publikimin e formularëve të dekriminalizimit, KQZ shkel ligjin, mbron interesat kriminale‏. Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.”

Paloka tha se KQZ -ja nuk po zbaton ligjin edhe për publikimin e listës së rreth 40 këshilltarëve bashkiakë të mazhorancës, që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.

“40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre. Eshtë e qartë se këto nuk janë skandenca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit. Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin dhe jo paktin me krimin.”

Çdo pengesë për zbatimin e Ligjit të Dekriminalizimit, sipas demokratëve, përbën vepër penale dhe se ata që e shkelin atë do të përgjigjen përpara ligjit.

Tv Klan






Të ngjashme