Sherr mes shqiptarëve dhe anglezëve në burgun e Londrës. Shkak, konkurrenca për drogën


Sherr mes shqiptarëve dhe anglezëve në burgun e Londrës. Shkak, konkurrenca për drogën

14:12 19/05/2016

Pamjet e një sherri masiv midis një bande shqiptare dhe një angleze vijnë nga burgu Wandsworth, në jug të Londrës. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar disa dhjetra të burgosur që përleshen me njëri-tjetrin në oborrin e burgut, gjatë orës së pushimit.

Motivi i sherrit masiv të dy grupeve kriminale mësohet se ishte konkurenca për trafikun e dorgës, në një nga burgjet ku lulëzon shitja e të gjitha drogërave dhe sendeve të tjera të ndaluara në një sistem riedukimi.

Njëri nga të burgosurit u dërgua me helikopter në spital, pasi mbeti i plagosur rëndë dhe u godit me thikë gjatë përleshjes. Rreth 20 mijë përleshje janë shënuar në burgjet britanike vetëm vitin e fundit. BBC ka realizuar një reportazh në burgun e Wandsworth, ku trafiku i drogës apo alkoolit është një biznes shumë fitimprurës dhe ku pjesa më e madhe e të burgosurve janë të pajisur me thika.

Tv Klan






Të ngjashme