Kupa e Shqipërisë do të ketë gjyqtarë të huaj
Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Kukësit do të ketë gjyqtarë të huaj.
Një vendim i tillë është zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Ende nuk dihen emrat e tyre, por përflitet se mund të jenë italianë.
Ndeshja do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.
Kjo do të jetë një përsëritje e vitit të kaluar, ku fitues u shpall ekipi kurbinas. Laçi e ka marrë 2 herë më parë Kupën e Shqipërisë, ndërsa Kukësi ka dështuar në finalet e mëparshme.
Tv Klan