Opozita: Rinegocim të Demarkacionit në Bruksel


Opozita: Rinegocim të Demarkacionit në Bruksel

20:23 19/05/2016

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kreu i AAK -së, Ramush Haradinaj dhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj deklaruan se i kanë kërkuar Komisionerit të BE -së, Johannes Hahn, që çështja e Demarkacionit e kufirit me Malin e Zi, të diskutohet edhe një herë në Bruksel.

Siç raporton

Klan Kosova, 

Haradinaj u shpreh se opozita do të vijojë ta kundërshtojë këtë marrëveshje me Malin e Zi, si dhe do të kërkojë largimin e qeverisë.

Ndër të tjera, Haradinaj tha gjithashtu se protesta e 14 Majit dëshmoi forcën e bllokut opozitar.

Ndërsa kreu i Nismës, Limaj theksoi se e vetmja zgjidhje për daljen e vendit nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme. /tvklan.al






Të ngjashme