Tahiri: Presidenti të kërkojë ndjesë. Noka: Të arrestohet Drejtori i Policisë


Tahiri: Presidenti të kërkojë ndjesë. Noka: Të arrestohet Drejtori i Policisë

18:44 19/05/2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se Presidenti i Republikës duhet t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve, për alarmin e dhënë për cënim të sigurisë kombëtare.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, pas përgjigjes së Interforcës italiane, se pajisja e përgjimit IMSI Catcher nuk mund të përgjojë as thirrje, as mesazhese dhe se është përdorur vetëm për trajnim dhe jo për përgjime, Tahiri dënoi alarmin e dhënë nga Nishani, se kjo pajisje e është përdorur nga Policia e Shtetit për përgjim.

Tahiri e konsideroi të gjithë këtë çështje, përpjekje të opozitës për të mos miratuar Reformën në Drejtësi.

“Unë kam një pyetje për të gjithë ju, kush do t’i dalë në mbrotje Nishanit se është në pikë të hallit. Kush do t’i dalë në mbrotje që tha se Policia e Shtetit përgjon qytetarët. Unë kur dëgjova që do dilte sot për konferencë për shtyp, apo do bënte një deklaratë mendova se do të kërkonte ndjesë, do të thoshte më falni, mora një informacion gabim. Por Presidenti nuk doli për këtë, por doli për hallet e SHQUPI -t. Unë kam një pyetje për këtë parlament: Kush e shpëton atë sot? Si mund të rrijë ai në detyre kur doli dhe dha alarmin, që është cënuar siguria kombëtare dhe këtë e tha nga thashetheme? Dhe tani që përgënjeshtrohet, jo nga ne, por nga autoritetet italiane, çfarë do të bëjë Presidenti i Republikës. Në të dy skenarët, Presidenti minimalisht duhet të dalë të kërkojë ndjesë. Edhe në skenarin kur është gënjyer me informacione gojore, ashtu edhe në skenarin akoma më të keq, që donte të gënjehej, për të shpallur edhe një herë luftën e hapur të SHQUPI -t për të mos votuar Reformën e Drejtësisë. 

Unë e kuptoj kreun e SHISH –it, që thotë ma tha njëri dhe e kërkova në Google dhe shkova e ia thashë njëherë Presidentit. Mund ta kuptoj këtë, por Presidenti i Republikës, që ngre alarmin për sigurinë kombëtare, duhet ta bëjë kur ka informacione të vërtetuara, madje edhe nga Prokuroria.

Duhet të shpëtojmë Presidentin nga gënjeshtrat që merr i ha dhe ia jep publikut. Imagjinoni për një çast sikur Presidentit të Italisë t’i shkonte një llaf në vesh që policia po përgjon, e të dilte në konferencë për shtyp e të jepte alarmin, e imagjinoni çfarë do të ndodhte. Dëgjon nga veshi P

residenti një informacion dhe del për konferencë.

Është shumë e rëndësishmë ta shpëtojmë Presidentin e Repuliblkës që mos të na vërë më alarm si ky, e të mos na lebetisë me informacione që dëgjon gojë më gojë. Minimuni të priste hetimet. Doli me garancinë më të madhe dhe u tha shqiptarëve që u cënua siguria kombëtare.

Ajo që mua më shqetëson është nevoja politike për të kriminalizuar edhe aty ku nuk ka nevojë.

Kujt i shërben të krijohet kjo klimë kriminalizimi e panevojshme. Kjo nuk i shërben njeriu. Kemi miratuar një ligj në këtë parlament, atë të Dekriminalizimit, kemi shkuar me larg se çdo eksperiencë tjetër europiane. Por kujt i shërben që të dalë secili, nga Nishani të Alibeaj e të kriminalizojnë këdo e pa asnjë lloj lidhje. Ka shumë rëndësi që të ruajmë integritein e atij që ka integritet. Të tregojmë shembull pozitiv në këtë parlament, që të japim shembull, pozitiv që Shqipëria mund të bëhet. Unë e di shumë mirë ka plot deputetë të PD që janë njerëz të mirë e të ndershëm. Jo të gjithë janë banditë.

Nuk mjafton të denoncohet një gjë këtu në parlament duhet të japin shembullin tonë perosnal. Nëse ka diçka që duhet denoncuar, ekziston Policia dhe Prokuroria, atje të denoncohet. Një rrugë ka, të japim shembullin pozitiv. Gjithë kjo zhurmë, maksimumi iu dha edhe një javë kohë për Reformën në Rrejtësi.

Koha kur droga nuk luftohej në këtë vend ka marrë fund në Shtator të 2013 – ës. Koha kur Lazarati ujitej me mjete zyrtare nga zjarrëfikëset ka marrë fund një herë e mirë.

Nëse fituat një javë kohë me përgjimet, iu dha dhe një dorë Presidenti për ta çuar e për ta vonuar Reformën në Drejtësi, çfarë do bëni? Nëse doni që të bëhet shtet ligjor, të ketë reformë që Shqipëria të bëhet me e drejtë, ja ku e keni, hajdeni miratoni Reformën në Drejtësi.

 

Noka: Të arrestohet drejtori i Policisë

Në fjalën e tij, Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka e konsideroi si një prej skandaleve më të mëdha të kësaj qeverie futjen në territorin e Shqipërisë të një pajisje të tillë përgjimi. Ai tha se opozita disponon prova, që pajisja është përdorur për të përgjuar politikanë e deri ambasadorë.

Noka kërkoi arrestimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për mashtrim pasi, sipas tij, ka gënjyer kur tha se Policia e Shtetit nuk disponon një pasisje të tilllë, kur e vërteta ishte ndryshe.

“Sot pasi u bë publik skandali i përmasave më shumë se kombëtare, për një pajisje përgjimi të futur në mënyrë të paligjshme, të përdorur në mënyrë të paligjshme dhe të fshehur po në mënyrë të paligjshme. Ministri del para parlamentit dhe në vend se të japë dorëheqjen e të shkojë para drejtësis, del këtu të na tregojë që f

ajin na e paska kreu i Shërbimit Informativ e Presidenti. 

Futja e një pajisje të tillë është rrezik serioz për sigurinë kombëtare. Ekzistenca e asaj pajisje në Shqipëri vazhdon të jetë kërcënim për lirinë e të drejtave të njeriut. Ky është skandal madhor, më i madhi në historinë e këtij vendi, të demokracisë së këtij vendi.

Pasi e mori Policinë dhe shndërroi në një kupolë policie partnere të krimit, të kupolës së të Durim Bamit, një polici që drejtohej nga Frrokajt. Pasi e mori Policinë e Shtetit dhe e shndërroi në kupolën e Shullazëve, të Balilajve, tani del dhe skandali i përgjimeve të paligjshme. Çfarë rezultoi nga kjo? Se Drejtori i Policisë ishte memec dje në seancën dëgjimore dhe mohoi ekzistencën. Erdhi ky, (Tahiri) që kërceu dhe iku se nuk mund të përballej me pyetjet e deputetëve dhe shqiptarëve. Drejtori tha se kjo pajisje nuk ka lidhje me Policinë, Ministri tha pajisja është. Kur kjo paisje nuk qënka përdorur nga Policia e Shtetit, mos vallë është përdorur nga ndonjë polici private?

Kemi kupolë policie të inkriminuar. 

Krimi livadhis, droga gjithandej, për çfarë na erdhi kjo pajisje. A e kemi kundërshtuar në këtë parlament ligjin për IMEI -in, që e rrëzoi edhe Gjykata Kushtetuese duke shpallur antikushtetues. Dhe tani ju keni marrë këtë pajisje përgjimi.

Kjo pajisje ka hyrë me një BMW të zezë dhe ka qarkulluar rrugët e Tiranës. Trajnim është ky? Edhe sikur, a e dini ligjin? Sepse kjo nuk ka lidhje me ligjin. Ligji ia atribuon vetëm Prokurorisë, vetëm ajo ka atribut që i merr i trajnon dhe i specializon. Është prokuroria ajo që merret me këtë punë.

Marrëveshja me Interfoce flet për trajnime policore dhe shkëmbim eksperiencash dhe përvojash, asnjë gërmë nuk flet për shkëmbim paisjes – përgjimi.

I bëj thirrje Prokurorit të arrestojë Drejtorin e Policisë, sepse ka mashtruar, sepse tha që pajisja nuk ekziston dhe në fakt ajo është. Edhe Ministri duhet të shkojë përpara drejtësisë, në mënyrë që t’i hapin rrugë hetimin.

E vërteta do të dalë. Kjo pajisje është përdorur për përgjime, i kemi të dhënat, sepse nuk kemi dalë kot. Janë përgjuar politikanë, e deri ambasadorë. /tvklan.al






Të ngjashme